Kongreset e Mëparshme

Konferenca e Gjykatave Kushtetuese Evropiane zhvillon zakonisht një Kongres çdo tre vjet. Që prej themelimit të saj janë organizuar 19 kongrese. Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë ka marrë pjesë në të gjitha veprimtaritë e zhvilluara në kuadër të këtij organizmi që prej anëtarësimit të saj.

Më poshtë paraqiten disa nga Kongreset dhe temat kryesore të tyre:

Kongresi i XIII – Nikozia, Qipro (2005)

“Kriteret e kufizimit të të drejtave të njeriut në praktikën e Gjykatës Kushtetuese”

Kongresi i XIV – Vilnius, Lituani (2008)

“Probleme të ometimit ligjor në jurisprudencën kushtetuese”

Kongresi i XV – Bukuresht, Rumani (2011)

“Marrëdhëniet e Gjykatës Kushtetuese me Parlamentin dhe Qeverinë”

Kongresi i XVI – Vjenë, Austri (2014)

“Bashkëpunimi i Gjykatave Kushtetuese në Europë – Situata aktuale dhe perspektiva”

Kongresi i XVII – Batumi, Gjeorgji (2017)

“Roli i gjykatave kushtetuese në përcaktimin dhe zbatimin e parimeve kushtetuese”

Kongresi i XVIII – Pragë, Republika Çeke (2021)

“Katalogët e të drejtave të njeriut në nivel kombëtar – zbatimi në nivel ndërkombëtar dhe suprakombëtar”

Kongresi i XIX – Kishinau, Republika e Moldavisë (2024)

“Format dhe kufizimet e vetëpërmbajtjes gjyqësore: përvoja e gjykatave kushtetuese”

Kongrese të Organizuara
0
Gjykata Anëtare
0