Kongresi i XX-të
Konferenca e Gjykatave Kushtetuese i zhvillon kongreset çdo tre vjet.
Kryesimi i Konferencës (dhe i Rrethit të Kryetarëve) bëhet nga Kryetari i Gjykatës që do të presë Kongresin e ardhshëm. E njëjta gjykatë siguron edhe shërbimet e Sekretariatit të Konferencës. Deri më sot janë organizuar 19 kongrese.
Në kuadër të kryesimit të Konferencës së Gjykatave Kushtetuese Evropiane (CECC), Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë do të presë Kongresin e XX-të të CECC në Shqipëri, në vitin 2027.
Kongresi do të trajtojë temën “Liria e Shprehjes – Lajmet e Rreme (Fake News) si Kërcënim për Demokracinë”.