Kryesimi nga Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë

Kryesimi i Konferencës së Gjykatave Kushtetuese Evropiane (dhe i Rrethit të Kryetarëve) bëhet nga Kryetari i Gjykatës që do të presë Kongresin e ardhshëm; e njëjta gjykatë siguron edhe shërbimet e Sekretariatit të Konferencës. 

Së fundmi, pas Gjykatës Kushtetuese të Republikës Moldavisë, kryesinë e radhës të Konferencës së Gjykatave Kushtetuese Evropiane (CECC) e ka Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë për një mandat tre vjeçar (2024-2027) dhe Kongresi i XX do të zhvillohet në Shqipëri në vitin 2027.