Pjesëmarrësit
Pjesëmarrës në Kongres do të jenë gjykata kushtetuese dhe institucione të tjera të ngjashme që ushtrojnë juridiksion kushtetues në Evropë si dhe vëzhgues e të ftuar.
Takimi Përgatitor i Rrethit të Kryetarëve i mbajtur në Tiranë, në datën 28 shkurt 2025, miratoi me rezolutën numër IV dhe aneksit të saj, listën e vëzhguesve dhe të ftuarve të tjerë.
Lista përfundimtare e pjesëmarrësve në Kongres do të ngarkohet në këtë ndërfaqe pas zhvillimit të Kongresit në vitin 2027.