Pyetësori

Pyetësori  për Kongresin e XX-të të Konferencës së Gjykatave Kushtetuese Evropiane (CECC), 2027 është hartuar me qëllim nxitjen e një dialogu të thelluar, mbi bazën e jurisprudencave të pasura dhe me një vizion të qartë për të ardhmen, ndërmjet gjykatave kushtetuese të Evropës.

I mbështetur në temën kryesore të Kongresit “Liria e Shprehjes – Lajmet e Rreme si Kërcënim për Demokracinë”, pyetësori pasqyron një përpjekje të mirëmenduar jo vetëm për të mbledhur informacion, por edhe për të nxitur reflektimin kritik mbi një nga sfidat kushtetuese më urgjente dhe komplekse të kohës sonë.