Rrethi i Kryetarëve
Rrethi i Kryetarëve
Rrethi i Kryetarëve është organi qendror vendimmarrës i Konferencës së Gjykatave Kushtetuese Evropiane dhe përbëhet nga Kryetarët e gjykatave dhe institucioneve ekuivalente me statusin e anëtarit me të drejta të plota.
Ky organ zhvillon, në parim, të paktën një takim midis dy Kongreseve dhe, zakonisht, në ditën që paraprin hapjen e Kongresit, duke siguruar vazhdimësinë dhe koordinimin e veprimtarisë së Konferencës.
Takimi Përgatitor në Tiranë
Në kuadër të kryesimit shqiptar të Konferencës së Gjykatave Kushtetuese Evropiane, më 28 shkurt 2025 në Tiranë u zhvillua Takimi i parë Përgatitor i Rrethit të Kryetarëve. Në këtë takim u diskutuan çështje organizative dhe u përcaktua edhe tema e Kongresit të XX, i cili do të mbahet në Shqipëri në vitin 2027.